Atentati ndaj Florenc Çapjas, policia publikon videon - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky person i veshur me të zeza dhe i maskuar është autori i atentatit të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur dy presona. Video është publikuar nga policia e Elbasanit e cila shpreson ne ndihmen e publikut për te zbardhur ngjarjen në lagjen ?5 Maj?. Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volkswagen ?Golf? duke plagosur shtetasin Bledar Muça, banues në Elbasan. Breshëritë e plumbave kanë plagosur edhe policen Matilda Germezo që po kalonte rastësisht aty.Të plagosurit dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia e Elbasanit ben me dije se është vendosur shuma prej 20.000 Euro për çdo informacion të vlefshëm që çon ne identifikimin e autorit. Sulmi i kësaj të hëne dyshohet se ka lidhje me serine e atentateve ndaj fisit Çapja. Florenc Çapja ka qene i dyshuar për ekzekutimin e Gentian Beqirit 4 vite më parë, ndërkohe qe ai i shpëtoi muaj më parë një tjetër atentatit ku mbetën te vrarë tre persona e u plagosën 8 të tjerë. Edhe Bledar Muça është një emër i njohur për policinë. Në dhjetor të vitit 2012 ai u akuzua për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi. Muça, ka qenë në kërkim edhe në Londër. Ai ishte gjithashtu një ndër të plagosurit e masakrës së 3 shkurtit në Elbasan.

Recommended