Report TV - Kryetari i PD-së Basha në konferencë shtypi pas takimit me kryeminstrin Rama

  • 8 years ago
Kreu i PD, Lulzim Basha, nga ana tjetër, fajësoi mazhorancën për mungesën e konsensusit për reformën në drejtësi. Basha u shpreh pas takimit se shumica nuk kishte argumente për propozimet e opozitës lidhur me formulën e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

"Me siguri Kryeministri është shprehur para jush se është PD ajo që pengon reformën në drejtësi. Është PD ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Sot detajuam propozimin tonë bazuar për rrugëzgjidhjen që dha Komisioni i Venecias për vendet e rezervuara si pika e vetme që ndan pozicionet mes palëve. Kryeministri nuk pati asnjë argument thelbësor për këtë propozim të sanksionuar nga Venecia. Thjesht nuk u pëlqen. Ky nuk është argument, është kapriço, është mungesë vullneti që së bashku me opozitën t'i japësh vendit reformën në drejtësi. Opozita nuk vjen me një model të vetëm, pir vjen me modelin që ka ofruar Venecia, modelin e vendeve të rezervuara që garantojnë moskapjen politike e nxjerr para shqiptarëve përgjegjshmërinë politike të atyre që marrin vendime. Në të kundërt është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj pas tre orëve diskutime se pala tjetër erdhi në këtë tryezë me konkluzione të përgatitura, me një fjalim, siç më thonë, të përgatitur. Pra, jo për të kërkuar zgjidhje, jo për reformën në drejtësi, por për të krijuar alibitë se pse nuk mund të ketë reformë konsensuale në drejtësi e për t'i vënë fajin kundërshtarit. Kjo është një lojë e vjetër në politikën shqiptare. Hedhja e fajit është pikënisje e politikave të gabuara në këtë vend në 25 vjet", deklaroi Basha.

Recommended