Shkëlzen Gashi: Marrim 7 pikë në 3 ndeshje - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Është lojtari që ka udhëtuar më shumë për të mbërritur deri në kampin ku po stërvitet kombëtarja ynë në prag të Europianit në Austri, megjithatë për Shkëlzen Gashi, po ashtu si edhe për lojtarët e tjerë kuqezi, Euro 2016 është një kompeticion që nuk duhet humbur. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Amerikë me Kolorado Repids, ka shkuar shumë larg me parashikimet e fazës së grupeve të Europianit duke besuar se Shqipëria mund të marrë 7 pikë nga 3 ndeshjet.