Vrasja e Eltonit, mes të shoqëruave Ervis Imeri dhe pronari i lokalit- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vrasja e 36-vjeçarit Elton Çiço është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, por pavarësisht kësaj identifikimi i autorit është i vështirë. Ai ka qenë i maskuar me syze dhe kapele, ndërsa ka përdorur për të ekzekutuar viktimën pistoletë me mulli. Për policinë dyshohet se motivi i vrasjes është hasmëria e nisur një vit me parë kur u dhunuan dhe u grabiten dy prindërit e viktimës në Tepelenë.
Policia nuk ka mundur ende të bjerë në gjurmët e autorit të atentatit të një nate më parë në një lokal në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Elton Çiço.
Kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar të gjithë ngjarjen, por edhe në këtë rast identifikimi i atentatorit është i vështirë pasi ai ka qenë i maskuar me syza dhe kapele.
Veprimet e tij kanë qenë tepër të sakta, çka nuk lë dyshime se kemi të bëjme me një profesionist, i cili është kujdesur të mos lërë në vendin e ngjarjes as gëzhoja, duke zgjedhur të përdorë pistoletë me mulli.
Hetuesit e lidhin motivin e vrasjes me hasmërinë që ka nisur që në vitin 2015, ku janë dhunuar dhe grabitur dy prindërit e viktimës në Tepelenë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-te...

Recommended