KESH shpall tenderin, do të shesë 81 mijë MWh nga 1-10 maj- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të rinisë eksportin e energjisë. KESH ka shpallur tenderin për shitjen e 81 mijë megavat orë energji në datat 1 deri në 10 maj. Rreshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit, çka po mundëson jo vetëm furnizim të vendit me energji, por edhe mbulimin e humbjeve për ssistemin e shpërndarjes dhe eksportin.
Sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin, duke i dhënë mundësi KESH-it që të nisë eksportin. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se ka hapur garën për shitjen e 81 mijë megavatorëve energji elektrike për datat 1-10 maj. Kriteri i kryesor i kualifikimit të fituesve është çmimi i lartë që do të ofrohet nga kompanitë për një MW/h. Ky është tenderi i nëntë që KESH zhvilloi gjatë këtij viti për shitjen e energjisë. Kompania pasi ka plotësuar nevojat e OSHEE, bazuar në parashikimet e motit organizon shitjen e tepricave të energjisë për periudha të shkurtra kohore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kesh-shpall-tenderin-do-te-shese-81-mije-mwh-nga-1-10-maj/