Report TV - Zgjedhjet në Serbi, LSI thirrje shqiptarëve të Preshevës të votojnë

  • 8 years ago
Partia Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje sot shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore të Serbisë.

Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se shqiptarët e Preshevës duhet të marrin pjesë në zgjedhje për të treguar forcën e unitetit dhe bashkimit të tyre.

"E gjej me vend t'iu drejtohem sot të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesve e intelektualëve që me pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e nesërme të dëshmojnë forcën e unitetit dhe bashkimit të tyre. Ta kthejnë ditën e zgjedhjeve në një manifestim të bashkimit dhe nderimit shqiptar për të gjitha sakrificat. Për të treguar që forca e vendosmërisë së tyre dominon mbi interesat partiake. Të gjithë duhet që nesër të votojnë për të fituar alternativa shqiptare," tha Rama.

Recommended