Report TV - Etleva Nallbani: 10 vjet gërmime në rajonet e veriut janë lënë në harresë

  • 8 years ago
Zbulimet nga gërmimet arkeologjike të Shkodrës, Lezhës dhe Komanit do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 15 prill në Galerinë e Arteve në Shkodër.

Ndërkohë, një konferencë dyditore e organizuar nga arkeologia e njohur Etleva Nallbani në bashkëpunim me shkollat franko-italiane, u mbajt me rastin e kësaj ekspozite. Etleva Nallbani deklaron se ekspozita u ideua pas 10-vjetësh gërmimesh, sepse trashëgimia e jashtëzakonshme e rajonit të veriut njihet shumë pak.

?E pata si ide, sepse ka vite që punohet në këtë rajon, ka vite që gërmohet. Ka mbi dhjetë vjet, që zbulohen gjëra të jashtëzakonshme, gjëra shumë të mira. Janë të gjitha të trashëgimisë sonë dhe njihen shumë pak. Kjo ekspozitë shërben edhe për promovimin e punës sonë, por kryesisht për njohjen e gjithë kësaj trashëgime të jashtëzakonshme që ne disponojmë?, tha Nallbani.

Recommended