Search
Library
Log in
Watch fullscreen
5 years ago

Komisioneri Han vizitë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Është me rëndësi që kur Komisioneri Hahn të vizitojë Tiranën në fund të marsit, të kemi një tekst përfundimtar të dakordësuar të ndryshimeve kushtetuese?.Komisioneri per zgjerimin Johanes Hann mbërrin ne Tirane te mërkurën, por miratimi i reformës ne drejtësi duket ende larg. Javën e kaluar opozita vendosi si kusht per vazhdimin e dialogut zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe kjo kërkese e ka futur ne ngërç zbatimin e rekomandimeve te Komisionit te Venecias. Deri me sot nuk ka asnjë rezultat konkret per afrimin e palëve; mazhoranca pret qe demokratet te kërkojnë mbledhjen e komisionit ditën e marte siç ishte lajmëruar me herët, ndërkohe qe opozita pret tërheqjen e shumicës ne lidhje me mandatet e socialisteve Suli e Leskaj. Kjo është klima politike ne te cilën do te zhvillohet vizita e komisionerit per zgjerimin Hann, i cili gjate te mërkurës do te kryeje takime me kryeministrin Rama, kryetarin e kuvendit Meta, liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe me kreun e komisionit per reformën Fatmir Xhafaj. Vizita e Han behet ne kuadër te tryezës se dialogut te nivelit te larte, ku do te shqyrtohet ecuria e Shqipërisë ne rrugën e integrimit dhe çështja qe do te dominoje bisedimet është reforma ne drejtësi. Ne tryezën ku do te flasin vetëm komisioneri, kryeministri, ministrja e integrimit dhe nga opozita kryetarja e komisionit te integrimit Bregu, do te shqyrtohet ecuria per 5 prioritetet qe janë kusht per hapjen e negociatave per anëtarësim, 3 prej te cilave kane lidhje me reformën ne drejtësi. Ndërkaq opozita nëpërmjet kryetares se Këshillit te Integrimit Majlinda Bregu, i ka dorëzuar zyrtarisht qeverise vërejtjet e saj ne lidhje me planin e veprimit per 5 prioritetet. Sipas Bregut është shqetësues fakti qe qeveria shqiptare në asnjë nga dokumentet që konsideron kyç për hapat që duhen për përmbushjen e 5 prioriteteve nuk ka parashikuar masa që reflektojnë reformën në drejtësi. Madje ne mënyre specifike, udhërrëfyesi për 5 prioritetet, por edhe Plani i Veprimit nuk parashikojnë asgjë për këtë reformë, e cila është edhe kryefjala nga e cila varet vendimi për hapjen e negociatave. Një tjetër kërkese e opozitës është qe qeveria duhet te ketë nje plan unik per përmbushjen e 5 prioriteteve dhe jo te fragmentarizuara ne plane te ndryshme.

Browse more videos

Browse more videos