Report TV - Ja video e grabitjes së taksistit 2 mln lekë kush identifikon autorin

  • 8 years ago
TIRANE - Dy milionë lekë të vjetra dëmshpërblim ka vendosur policia e Tiranës për këdo qytetar që arrin të identifikojë autorin e një grabitje me armë në taksi të ndodhur në 9 nëntor të 2015-ës. Policia e ka bërë më të lehtë mundësinë për identifikimin e tij pasi ka publikuar videon e grabitjes së taksixhiut ku duket qartë edhe fytyra e autorit.

Ngjarja ndodhi në rrugën ?Tre Dëshmorët" në Tiranë, ku taksisti me inicialet H. H, ka bërë kallëzim penal se një person i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës së zjarrit ka tentuar t?i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur.

"Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit, që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 2 milion lekë (të vjetra) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Çdokush që ka informaciom mund të telefonojë në nr. 069 41 05 735 Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit", tha në një deklaratë për mediat zëdhënësi i policisë së Tiranës, Adrit Goxhaj.

Recommended