Report TV - Bylykbashi: Depolitizimi i Komisioneve, Rama po tenton të kapë Institucionet

  • 8 years ago
Pas konstituimit të komisinit të posaçëm të reformës zgjedhore, bashkëkryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi deklaron se në themb Rama është kundër komisioneve të depolitizuara. Në një prononcim për Report TV, Bylykbashi vuri në dukje se në vitin 2009, Partia Socialiste ishte kundër tyre. Sipas Bylykbashit, pavarësisht se Rama kërkoi publikisht komisione të depolitizuara, po tenton kapjen e tyre.

"Në 2012 përfaqësuesi ne komision i rmaës Gjiknuri u shpreh haptas kundër asaj që propozon sot Rama.Nuk besoj se ka ndryshuar gjë sa i përket aspektit të besimit politik që Rama ta cojë para këtë tezë sepse është për të cuar kapjen e sistemit."-tha Bylykbashi

Megjithatë, propozimet për amendimin e Kodit Zgjedhor do t?i kalojnë komisionit ad hoc dhe do të jetë tagër i përfaqësuesve të PD, PS, LSI, PDIU, të cilët duke nisur nga dita e nesërme, hedhin hapin e parë për finalizimin e një tjetër reforme të rëndësishme.

Në mbledhjen e parë konstituese të komisionit të reformës zgjedhore, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pavarësisht se të enjten braktisën punimet e Kuvendit, duke paralajmëruar dhe bojkotin e tij.

Recommended