Report TV - Refuzimi i vizave, Manjani: Jam gati të shkarkoj çdo të korruptuar

  • 8 years ago
Menjëherë pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin masa ndaj gjyqtarëve të korruptuar duke mos i dhënë atyre viza udhëtimi drejt vendit të tyre ka ardhur reagimi i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një reagim mjaft të prerë ministri Manjani tha se falenderon SHBA për mbështetjen në rrugën drejt luftës ndaj korrupsionit dhe u shpreh i gatshëm për shkarkimin e cdo gjyqtari apo prokurori të korruptuar.

?Detyra ime kushtetuese si Ministër i Drejtësisë është që të filloj procedimin disiplinor për cilindo gjykatës dhe të sugjeroj procedim disiplinor deri në shkarkim nga detyra për cilindo prokuror që gjendet në kushtet e shkeljes së ligjit apo në kushtet e akteve dhe sjelljeve që diskretitojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. Kjo është detyra ime dhe kam ndërmend ta çoj deri në fund. Sigurisht ndihem me fat sepse kemi bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shumë të mirë me vendet partnere?. Më lejoni që të çelen procedurat, sepse ka një Këshill të Lartë Drejtësie ende në detyrë sikurse edhe një Këshill Prokurorie dhe Gjykatë të Lartë që është në detyrë. Nga kjo pikëpamje jam gati që t?i ushtroj të gjitha instrumentat ligjore që kam sot në dorë si Ministër i Drejtësisë?, tha ministri Manjani.

Kreu i drejtësisë shqiptare ripërsëriti edhe njëherë vlerësimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të qeverive të vendeve partnere që na asistojnë në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Recommended