Report TV - Bashkia zeron taksën e tavolinës “hapësira publike” sipas zonave

  • 8 years ago
TIRANË- Arritja e një marrëveshje për taksën e tavolinës dhe atë të hapësirës publike u cilësua nga kreu i Bashkisë së Tiranës si mënyra më korrekte e negociatave të biznesit me Bashkinë e Tiranës, duke dënuar aktet e dhunës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha për mediat, pas takimit të tretë me negociatorët e biznesit dhe tregtarëve se mirëkuptimi me bizneset qëndron në faktin se bashkia nuk mund të mbahet pa taksa, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rastin e mbifaturimeve të ujit nga UKT, për të cilat qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë.

Veliaj konfirmoi se taksa e tavolinës është bërë zero, dhe për muajin janar-shkurt, taska do të paguhet mbi bazën e tarifës së vjetër, ndërsa taksa për hapësirën publike, do të ndahet sipas zonave duke bërë një ridizenjim të zonës A, pasi sipas Veliajt jo e gjithë zona e qendrës është zonë komerciale.

Sipas ndarjes së re zonale, në zonën A biznesi do të paguajë 1500 lekë të rinj për m2, në zonën B 750 lekë për metër katror dhe në zonën c 400 lekë për metër katror. Po ashtu Veliaj sqaroi se matja do të jetë për metër katrorë dhe jo sipas numrit të tavolinave.

Recommended