Report TV - “Il mio Canto”, koncert i tenorit Saimir Pirgu, në 5 mars në TKOB

  • 8 years ago
TIRANË - Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu do të sjellë për publikun kryeqytetas koncertin e tij ?Il mio Canto?, në 5 mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Koncerti i tenorit Saimir Pirgu është pjesë e turit botëror të artistit në qytetet më të mëdha të botës; Tokio, Firence, Moskë, Vienë, Berlin, Paris dhe New York.

Koncerti i tij në Tokio u mirëprit nga artëdashësit japonez të cilët pas koncertit prisnin në radhë për të marrë autografe nga tenori i famshëm shqiptarë.

Ky detaj u vu në dukje edhe nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social ?Facebook?. ?Një heqje kapeleje me reverancë për Saimir Pirgun që po mahnit Tokion. Ka lezet japonezët në radhë për autogra?, është shprehur Rama.

Saimir Pirgu do të prezantojë albumin e tij të ri ?Il mio Canto?, ku përfshihen ariet më të bukura, ndërsa dirigjent i orkestrës do të jetë Maurizio Barbacani.

Sot në mbrëmje tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu do të japë koncertin në Operën e Firences, me Orkestrën Maggio Musicale, me dirigjent Speranza Scapucci.

I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botës, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka patur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peizazhin e lirikës ndërkombëtare.

Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, ai është cituar në shtypin ndërkombëtar si ?një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot? (Seen And Heard International), si ?një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik? (Opera Today) ?Një yll në rritje? (Opera Noë).

?Interpretimi i tij vokal tingëllon spontan, krejtësisht i pa sforcuar, duke u zgjeruar vazhdimisht në një lojë intuitive dritë-hijesh me një prekje të mëndafshtë? (The Neë York Times), ?Teknika e tij është e shkëlqyer dhe cilësia lirike e zërit të tij është po kaq e bukur? (Plácido Domingo), ?Vetëm qielli mund të jetë kufiri i tij ?, (The Neë York Sun).

Recommended