Presidenti nga populli, Ngjela dhe Krasniqi mbështesin propozimin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Spartak Ngjela dhe Afrim Krasniqi mbështesin propozimin e dy ish krerëve të shtetit Moisiu e Topi për zgjedhje të Presidentit nga populli, që do të rriste sipas tyre balancën mes pushteteve dhe do të frenonte korrupsionin. Ngjela shkon edhe më tej, duke kërkuar që me ndryshimet ne Kushtetuttë, vendi ynë të kthehet në një republikë gjysmë presidenciale ose presidenciale. Në mikrofonin e Ora News, ata bien dakord, duke deklaruar se politika nuk do e mbështesë këtë propozim.
Spartak Ngjela, Kreu i Partisë për Ligj e Drejtësi dhe një nga njohësit më të mirë të ligjit e Kushtetutës, dhe analisti Afrim Krasniqi, japin argumentat e tyre, në mbrojtje të propozimit të dy ish krerëve të shtetit, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, për zgjedhjen e Presidentit nga Populli.
Spartak Ngjela: ?Unë jam dakort si koncept që mund të zgjidhet nga populli sepse në qoftë se kemi një president të zgjedhur nga populli dhe të pakorruptuar nuk ka korrupsion në Shqipëri.?.
Afrim Krasniqi: ?Zgjedhja e Presidentit nga populli do ishte deri diku një lloj ecje drejt maturimit për të bërë dhe balancën e përfaqsimitNga ana tjetër në Kushtetutën e Shqipërisë Presidenti ka një mandat 5 vjeçar dhe mund të ndodhë që brenda mandatit të tij të ndryshojnë dy ose më shumë qeveri. Kështu që ka një rol mbi funksionet politike dhe për ta ushtruar këtë lloj funksioni si dhe garanti për demokracinë në Shqipëri por edhe midis punës së institucioneve duhet që të ketë një bazë besimi shumë më të madhe. Baza e vetme e besimit është vota popullore?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-nga-populli-ngjela-dhe-krasniqi-mbeshtesin-propozimin/

Recommended