Report TV - Tërhiqen nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way dhe Mars
  • 8 years ago
TIRANE - Pas alarmit të përhapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbatje plastike, edhe Shqipëria tërheq nga tregu çokollatat Snickers, Mars dhe Milky Way, duke u bërë shteti i 56 në botë që merr këtë vendim.

Përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit Granit Sokolaj tha në studion e "Rreze Dielli" në Report TV se ky institucion pranë Ministrisë së Bujqësisë ka urdhëruar dy kompanitë importuese që brenda 24 orëve të tërheqin nga tregu tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 9 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017-ës.

Edhe pse nuk ka asnjë sinjalizim zyrtar për "alertin" e konsumimit të këtyre çokollatave në Shqipëri nga dy autoritetet e sigurisë ushqimore pranë Komisionit Europian (European Food Safety Authority (EFSA) dhe Food and Feed Safety Alerts (RASFF), AKU - sqaron Sokolaj - ka marrë këtë vendim për të garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar.

Sokolaj tha se AKU nuk mund të kryejë analizat për të parë nëse çokollatat brenda datës së skandencës qershor 2016-janar 2017 shfaqin rrezik apo jo, pasi ky institucion nuk ka laboratorë për analizimin e përmbajtjes plastike.

Dy kompanitë që importojnë në vendin tonë tre llojet e çokollatave më të famshme në botë Snickers, Mars dhe Milky Way janë Inter Trade & Distribution dhe Interbrand.

Mbetet në përgjegjësinë e tyre - theksoi përfaqësuesi i AKU-së - që të marrin masa për t'i heqin nga tregu këto produkte. Sipas tij do të verifikohen edhe korrespondencat e kompanisë distributore me prodhuesin.

Autoriteti Kombëtar Ushqimit i ka bërë apel qytetarë të mos konsumojnë çokollatat që përmbajnë datën e skandencës nga 9 qershori 2016 deri në 8 janar të vitit 2017 dhe që janë të prodhuara nga fabrika e kompanisë që ndodhet në Holandë, në qytetin Veghel.
Recommended