Report TV - Prenga rikthen bojkotin e PD-së shtyhen komisionet në Kuvend

  • 8 years ago
TIRANË - Rikthimi në Kuvend i Armando Prengës, deputetit të akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është përdorur si argument nga Partia Demokratike për të bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare këtë të martë.

Komisioni i medias, i Ligjeve, i Sigurisë dhe ai i Veprimtarisë Prodhuese u shtynë për shkak të mungesës së deputetëve të djathtë.

Fatmir Toçi, deputeti i partisë Socialiste u shpreh nga komisioni kuvendor i medias se "opozita e ka më të lehtë të dalë tek tregu i vezëve sesa të vijë në Kuvend".

Gjykata e Lartë mori vendim pak ditë më parë të ndryshojë masën e sigurisë ndaj deputetit Armando Prenga dhe ta lë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Prenga akuzohet se ka plagosur të paktën dy anëtarë të fisit Cali gjatë një konflikti të armatosur në Kurbin për të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të Luginës së Patokut. Prenga është deputet i qarkut të Lezhës i përjashtuar tashmë nga Partia Socialiste, ndërsa ende nuk ka vendosur se cilës forcë politike do t'i bashkohet në Kuvend apo nëse do të qëndrojë i pavarur.

Recommended