Shkodër, Vijon puna për ndërtimin e “Loro Boriçit”, në mars gati për ndeshjen e parë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 7 muajsh punime, kjo është pamja e stadiumit ?Loro Boriçi? të Shkodres pak muaj përpara se të dorëzohet i përfunduar.
Ora News ju sjell për herë të parë pamjet e punimeve të realizuara deri më tani dhe transformimin që po pëson shtëpia e re e kombëtares dhe ekipit të Vllaznisë së Shkodres. Gjithçka duket në rrugën e duhur, që nga tribuna qëndrore, sallat e konferencave dhe vendi i medias, dhomat e lojtarëve etj që kanë nisur të marrin formën e tyre. Nga ana tjetër shkallët e stadiumit presin vetëm vendosjen e stolave, ndërsa tabeti i gjelbërt është shtruar dhe qëndron i mbuluar për të mos u dëmtuar deri në ditën e inagurimit. Këtë fazë punimesh dhe ritmet që po ndiqen i pa nga afër edhe i deleguari i FSHF-se Arben Dervishaj, sëbashku me anëtarin e bordit të KF. Vllaznia Shpëtim Quku, si dhe drejtuesin e punimeve Ilir Trebicka. Ky i fundit thotë për ora neës se punimet që po kryhen janë me cilësi maksimale, ndërsa e cilëson impjantin e ri sportiv si një vepër madhështore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vijon-puna-per-ndertimin-e-loro-borici-t-ne-mars-do-zhvillohet-ndeshja-e-pare/

Recommended