Report TV - "Byroja kalon me reformën në drejtësi, doni s'doni do e votoni"

  • 8 years ago
TIRANE - Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur edhe një herë vendosëmrinë se reforma në drejtësi do të votohet, duke marrë edhe miratimin e Partisë Demokratike, për të cilën u shpreh se kur të vijë koha, do t'i duhet të tërhiqet nga të gjitha akuzat e hedhura ndaj qeverisë si bllokuese të këtij procesi. Në fjalën mbajtur këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit, kryeministri tha se diskutimet për Byronë Kombëtare do t'i bashkangjiten komisionit të posaçëm të ngritur për reformën në drejtësi, për të ecur paralel me të.

Duke e quajtur PD-në një parti "të dalë boje", Rama ju përgjigj me ironi edhe akuza të opozitës ndaj Policisë së Shtetit dhe betejës së saj me kriminalitetin.