Gjendet i vrarë në makinë pronari i një anije peshkimi në Vlorë, dhe një makinë e djegur
  • 8 years ago
Pronari i një anije peshkimi është gjetur i vrarë me automatik brenda automjetit të tij.

Policia e Vlorës informon se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, (23 janar 2016) është marrë njoftimi se në vendin e quajtur "Karburant Vola" në rrugën "Transballkanike", "është gjendur i vrarë një person me armë zjarri tip "Automatik", brenda në automjetin tip "HONDA" me targë: JBM3221"

"Trupi i pajetë i përket shtetasit: Hyqmet Nexhipi, 52 vjeç, banues në Vlorë. Trupi ndodhet në morg" informon policia.

Gjendet dhe një makinë e djegur

Gjithashtu, në lagjen "24 Maj", Shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip "BENZ", me targë: DR4863B, të djegur, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se viktima ishte pronarë i një Anije-Peshkimi me emrin "DRITA", dhe në momentin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se ky person ka qenë në lëvizje e sipër me mjetin "Honda".

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 2 gëzhoja-automatiku, model 56 (të gjetura në vendin e ngjarjes).

Janë ngritur të gjitha Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Recommended