Hahn mbërrin në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i marrëveshjes politike mes palëve, qe i dha fund krizës ne Maqedoni dhe i hapi rrugën zgjedhjeve te 24 prillit, ka sjelle ne Shkup komisionerin europian per Zgjerimin, Johannes Hahn. Ai zhvilloi bisedime te ndara ne rezidencën e BE-se me drejtuesit e katër partive kryesore, përpara nje tryeze te përbashkët me ta. Bisedimet erdhën pas dorëheqjes se kryeministrit Gruevski, i cili ia dorëzoi atë mëngjesin e kësaj te premteje kryeparlamentarit Veljanovski, ndërsa pritet krijimi i qeverise teknike. Kryeministri ne ikje nuk beri ndonjë deklarate pas takimit, por lideri i opozitës Zoran Zaev ngriti shqetësimin per problemet qe ekzistojnë ne listat e zgjedhësve, qe sipas tij rrezikojnë mbajtjen e nje procesi te ndershëm. Komisioneri Hahn ka theksuar rëndësinë e zbatimit te paktit te korrikut, kryerjen e reformave dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja sipas datës se parashikuar.

Recommended