Kërcënohen “Stupcat” e Kosovës, ironizuan UÇK-në - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktorët e grupit Stubcat kanë marrë kërcënime me jetë pas skeçit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ata realizuan me rastin e natës se ndërrimit të viteve. Dhjetëra komentues në Facebook, i kanë cilësuar dhe si kriminelë aktorët e humorit, duke kërkuar dhe dënim me vdekje për ta. Ndërsa disa të tjerë i kanë etiketuar si këlysh të Serbisë. Reagim i ashpër ka ardhur dhe nga shoqata e veteranëve të UÇK-së, që e ka cilësuar skeçin si një përdhosje të luftës për çlirimin e vendit.Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përcjellë me shqetësim skeçin humoristik të humoristëve Stupcat, që u dha në KTV natën e ndërrimit të motmoteve, dhe njëkohësisht shprehet e indinjuar thellë me Institucionet e Republikës së Kosovës për shkak të mosveprimeve të tyre sepse nuk është hera e parë që shkelet e përdhoset lufta jonë për liri, dhe vlera më e madhe e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Megjithate, ka patur edhe reagime nga radhët e UÇK-së që e kanë mbështetur humorin e Stupcave. Ish-luftëtari Gani Geci në një intervistë për mediat vendase, ka thënë se me këtë skeç, nuk fyet UÇK-ja, por ironizohen komandantet qe ai i cilëson si uzurpatore.

Recommended