Champions, spikat Juventus - Manchester City - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Faza e grupeve te Uefa Champions League vazhdon sonte me te tjera takime te javës se parafundit. Grupi D rezervon përplasjen emocionuese mes Juventus dhe Mançester City. Italianet kërkojnë te mbyllin sot çështjen kualifikim per ta bere gjithçka me te lehte ne ndeshjen e fundit ne Sevilja. I ketij mendimi eshte tekniku Alegri, i cili ka bere te ditur se skuadra është rritur fizikisht ndërsa fitoret ne kampionat po e ndihmojnë shume atë. Nga ana tjetër, anglezet vijnë pas nje shpartallimi ne shtëpi nga Liverpuli ndërsa kërkojnë ta harrojnë menjëherë kete dështim duke nisur rilindjen pikërisht ne ?Juventus Stadium? përballë nje skuadre me shume përvoje. Ne sfidën tjetër te grupit Borusisa Monchengladbah ndeshjet me Sevijen. Një tjetër përballje interesante per vete situatën ne grup është ajo mes Manchestser United dhe PSV Eindhoven qe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus. ?Djajtë e Kuq? kryesojnë grupin B ne kuotën e 7 pikëve, 1 me shume se holandezet dhe Wolsburg ne Grupin A kryesuesit e Realit presidenca e te cilit i ka dhëne edhe njëherë besimin Rafa Benitez kërkojnë te lene pas ate humbje shkatërrimtare ne El Clasico, teksa perballen me Shaktar Doneck ne Ukraine. Rikthim i Lumbur per Zlatan Ibrahimovic qe rikthehet pikërisht tek skuadra ku u formua si lojtar. Malmo - Paris Sg eshte ndoshta takimi i ëndrrave per sulmuesin suedez por edhe per gjithë qytetin qe presin idhullin e tyre. Ne takimin e fundit ne Grupin C Atletiko e Madridit pret ne Vicente Calderon, Gallatasaraj. Qe prej ores 16:00 maratona e Uefa Champions League eshte prezent ne Tring Hd me Astana Benfika, ne oren 18:00 Cska Volsburg per te vazhduar me ndeshjet e mbrëmjes dhe emisionin kushtuar turneut me spektakolar te botes.

Recommended