2 helikopterë të rinj për Forcat e Armatosura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë dy helikopterë të rinj për operacionet SAR (kërkim-shpëtim) te cilet i janë shtuar këto dite Forcave te Armatosura shqiptare. Ne ceremoninë e dorëzimit qe u organizua ne bazën ajrore te Farkes, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se modernizimi i Forcës Ajrore do te jete një vlere e shtuar për ushtrinë shqiptare për misionit si brenda dhe jashtë vendit.?Përfundimi i programit të modernizimit të Forcës Ajrore me gjashtë helikopterët, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore të jetë një vlerë e shtuar, jo vetëm për garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njënjtën kohë ne do të kemi mundësi që të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-s për t?i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme?.Numri një i Ministrisë se Mbrojtjes vlerësoi edhe fuqizimin e Policisë Ushtarake me katër mjete të blinduara, te cilat do të shërbejnë për të rritur kapacitetet teknike dhe operacionale të kësaj strukture për kryerjen e operacioneve të vështira në zona me rrezikshmëri të lartë e më gjerë.

Recommended