Basha me fermerët në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Programi i Partisë Demokratike per rikthimin ne pushtet do t?i kushtoje vëmendje edhe sektorit te bujqësisë. Lulzim Basha gjate nje bashkëbisedimi me banoret e Vranishtit, ku ne Korçe ka premtuar se e vetmja takse qe ata do te paguajnë nëse PD fiton ne 2017 do te jete ajo e pronës.?Vendosja e taksës së sheshtë, qëllimin kryesor ka të rrisë tregun. Këtu në fshat përveç taksës së tokës, e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, asnjë taksë tjetër nuk duhet ti merret fshatarit. Përkundrazi duhet ti sigurohet përmes masave ndihmuese për naftën dhe imputet e tjera që djersa e tij të mos derdhet në lumë por të kthehet kthehet në bereqet për fshatin, për ju vetë edhe për konsumatorin në qytet përmes çmimeve më të ulura.?Basha është përballur me shqetësimin e fermerëve ne lidhje me pamundësinë per te shitur prodhimet e tyre,te cilëve u premtoi rritje te fondit per bujqësinë.?Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar tregun me çdo kusht duke i prerë rrugën kartelit të kontrabandistëve që sjellin prodhimet nga jashtë pa doganë e pa taksa dhe konkurrojnë djersën tuaj dhe fëmijëve tuaj. Rrugët e zgjidhjes kalojnë përmes ndihmës financiare drejt të sektorit bujqësor. 12 milionë në vitin më të keq ka qenë ndihma financiare në qeverinë e mëparshme, 6 milionë është këtë vit. Pa derdhur minimalisht tre herë më shumë në vit, se ç?kemi dhënë ne në vitin më të mirë bujqësia nuk ka për të parë ditë të bardhë. Prandaj kur themi bujqësia është prioritet, prioriteti matet me para dhe jo me llafe, se llafet i merr era dhe mollët i hanë miu.?Qe prej fillimit te këtij muaji, kryetari i PD Lulzim Basha ka nisur turin e tij per te dëgjuar qytetaret e per te marre mendimin e tyre ne lidhje me programin elektoral te PD per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Recommended