Hungari, pamje shokuese nga kampet e refugjatëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje qe kane shokuar mbare opinionin publik, vijnë nga nje kamp refugjatesh ne Hungari. Te uritur dhe te dëshpëruar nga endjet neper Europe, 150 emigrante po përballen me nje trajtim jashtë njerëzores. Pamjet tregojnë qarte sesi policet me helmeta e maska higjienike, lëshojnë ne ajër sandwichet e paketuar. Pjese e këtyre skenave kaotike janë edhe fëmije e gra, qe tentojnë te kapin diçka për t?u ushqyer. Shume prej tyre kane qene larg vendit ku shpërndahet ushqimi dhe përpiqen te tërheqin vëmendjen e policeve. Videoja është shpërndare nga nje grua austriake, qe ndodhej ne kampin ne kufirin me Serbinë. Ajo tha se emigrantet po trajtoheshin si kafshe dhe u kërkojnë shteteve europiane te hapin kufijtë. Këto pamje kane shkaktuar kritika te forta ne media dhe rrjetet sociale, ku nuk kane munguar cilësimet per kampin, si nje Guantanamo ne Europe. Edhe ne Maqedoni emigrantet po përballen me nje situate te vështire. Ky është trajtimi qe policia maqedonase u bën refugjateve qe largohen drejt Serbisë me dy trena gjate ditës per te mbërritur me pas ne Hungari. Ky vend qe vazhdon te ndërtoje gardhin per te ndalur fluksin e te ardhurve, u shërben si trampoline për t?iu drejtuar shteteve te tjera si Gjermania, apo Suedia. Ne afërsi te Budapestit policia ndaloi nje furgon me 33 emigrante siriane dhe arrestoi drejtuesin italian te mjetit. Ndërsa policia austriake vendosi mbylljen e kufijve me Gjermaninë per shkak te valës se refugjateve. Kriza e emigranteve është ne fokus te takimit te ministrave te jashtëm gjerman e te Luksemburgut me homologet e tyre nga 4 shtete europiane, qe kundërshtojnë kuotat e shpërndarjes se refugjateve.

Recommended