Tre kohët e Maks Velos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse arti t?a dhuron lirinë, asnjë pushtet nuk ta merr dot. Maks Velo preferoi të përdorë termin diktaturë, teksa prezantonte ekspozitën e tij ?retrospektivë? në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë 99 punime të këtij artisti që ekspozohen në sallën e madhe tashmë të dezifenkuar të Galerisë Kombëtare të Arteve. Skulpturë, pikturë, grafitë, akuarele e gravura. Veprat më të mirat te Velos janë kuruar artistikisht nga Suzana Varvarica për ta sjellë këtë artist në tre treja fazat e krijimtarisë së tij. Por, artisti nuk ka nguruar që ne ketë event te akuzojë një sistem te terë kulturor dhe jo vetëm për gjendjen, ne te cilën është arti ne Shqipëri. Sipas tij, diktatura nuk ka qene e vetmja pengese për artin e tij, por edhe tranzicioni demokratik që nuk mundi t?i siguroje një studio, madje edhe vete shoqëria. Ekspozita retrospektivë që sjellë vepra të Velos që nga viti 1962 e deri më tani, do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit shtator.

Recommended