Korçë, fillon restaurimi i xhamisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E lënë në harresë prej 15 vitesh, tashmë Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, një monument kulture i kategorisë së parë, do restaurohet. Ndërkohë një grup specialistësh të ndërtimeve osmane nga Turqia, pasi kanë parë nga afër objektin, kanë marrë përsipër restaurimin e saj, duke filluar me procesin e konservimit të pikturës murale. Gjergji Koki drejtor i monumenteve te kulturës në Korçë thotë se ndërhyrja për restaurimin e këtij objekti është emergjente. Ndërtesa shekullore që daton prej vitit 1484, me vlera historike, kulturore, fetare, por edhe arkitektonike, u ka rezistuar viteve aq sa ka mundur. Kjo xhami, e cila është edhe më e vjetra në Shqipëri, është ndër monumentet më të vizituara nga turistët vendës dhe të huaj.

Recommended