Kapet i katërti i masakrës së familjes Çeku - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy muaj pas masakrës në Thumanë të Krujës ku humbën jetën 3 persona dhe një tjetër u plagos, policia e Laçit ka arrestuar autorin e katërt të krimit, 26-vjecarin Pëllumb Kora. Ai akuzohet për ?vrasje në rrethana cilësuese? dhe ?armëmbajtje pa leje?. Edhe pse në mungesë, Gjykata e Krujës kishte vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg?. Mbrëmjen e 5 qershorit, tre anëtarë të familje Çeku u vranë në pragun e shtëpisë se tyre në Thumanë të Krujës. Nga hetimet, rezultoi se Daniel dhe Pëllumb Kora kanë nxjerrë armët, pistoletë e kallashnikov, duke hapur zjarr mbi ta. Për pasojë humbën jetën në vend Fran Çeku dhe djali i tij Arben Çeku, nipi Eno Rama, 20 vjeç; ndërsa u plagos gruaja e Franit, Lucie Çeku. Mësohet se krimi erdhi pas një konflikti për motive te dobëta. Për tre të arrestuarit e parë, Gurali Kora dhe dy djemtë e tij, Besnik dhe Daniel Kora, Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë ?burg pa afat?.

Recommended