Rënie drastike e të ardhurave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxhetin e shpëtojnë të ardhurat jo tatimore dhe shitja e licencave 4G tek kompanitë celulare. Për herë të parë, sytë e Ministrisë së Financave janë drejtuar në grumbullimin e parave në buxhet, të cilat mund të vijnë nga tarifat dhe zëra të tjerë. Shkaku është i thjeshtë: Në 6 muaj, arkës së shtetit i mungojnë 134 milion dollarë nga tatimet dhe doganat. Alarmi më i madh vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Ajo është taksa, e cila jo vetëm që nuk është realizuar, por rezulton e mbledhur më pak edhe se një vit më parë me 20 milion dollarë minus. Po kështu edhe akciza e rritur për të dytin vit rresht, nuk është mbledhur në masën e 56 milion dollarëve. Taksa e qarkullimit rezulton me afro 30 milion dollarë më pak, ndonëse u rrit 50% më shumë.Nisur nga kjo situatë e vështirë Ministria e Financave, ka parë rrugët se si mund të devijojë dhe të arrijë të realizojë planin në buxhet. Por me sa duket, nuk i ka dalë të mbushë gropën e madhe që është krijuar. Nga shtesa që i ka bërë të ardhurave jo tatimore ka arritur të shtojë 40 milion dollarë, e po kështu rritja e pagës minimale ka bërë që të mblidhen disa para më shumë nga sigurimet shoqërore. Efekt pozitiv po jep dhe Tatimi mbi Fitimin, i cili i rritur ka arritur të shtojë 11 milion dollarë.Por megjithë këto rregullime, të cilat nuk vijnë nga puna që duhet të bëjnë dy administratat e tatimeve dhe doganat, sërish ministria është përballur me faktin që totali i të ardhurave është minus 86 milion dollarë. Të paret zëra të buxhetit që u prekën nga kjo performancë, ishin subvencioni për energjinë elektrike dhe ndihma ekonomike. Për të parën shteti nuk ka dhënë asnjë lek, ndërsa për tjetrën ka shkurtuar fondin me 30%.

Recommended