“Elektra” ngjitet në Butrint - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Elektra?, një nga tragjeditë më të bukura që vjen nga letërsia dhe Teatri Antik Grek, vjen sërish në shqip nën drejtimin regjisorial të Laert Vasilit. Nga amfiteatri i Durrësit ?Elektra? rrugëton drejt atij të Butrintit. Është përzgjedhur nga Ministria e Kulturës që të luhet edhe në Amfiteatrin e vjetër të Butrintit si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit. ?Elektra? do të ngjitet ne skene në ditën e tretë të këtij festivali, pas ?Dekameronit?, shfaqje me të cilën përfaqësohet bullgaria dhe ?Zëra të Huaj?, një shfaqje që vjen në Amfiteatritin e Butrintit nga trupa italiane e aktorëve. Po si pritet të qëndrojë kjo vepër në shqip përbri antikitetit të ?Dekameronit? dhe ?Sokratit? që do të luhen nga trupa të teatrove më në zë në botë? ?Elekra do të qëndrojë kryelartë?Nën petkun e trupës së aktorëve që vijnë nga teatri i Durrësit, edicioni i 13-të i këtij festivali ndërkombëtar do të mund të përcillet edhe ne shqip, gjë që në festivale të këtij lloji nuk ka qenë e zakonshme.

Recommended