Rizgjidhet Isa Mustafa në krye të LDK - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Isa Mustafa rikonfirmohet ne krye te Lidhjes Demokratike te Kosovës. Ne përfundim te votimit te hapur te delegateve te pranishëm ne Kuvendin Zgjedhor te partisë, Mustafa u shpall fitues mes duartrokitjeve, qe nuk lejuan te mësohej numri i sakte i votave pro, ndërsa kundër tij votuan dy delegate. Me herët nje pjese e tyre ishin larguar nga salla ne shenje proteste per mosrespektim te statutit, qe parashikonte votim te fshehte.Mustafa, qe do te mbaje këtë post deri ne vitin 2019, ishte kandidati i vetëm ne gare, pasi Vjosa Osmani nuk arriti te siguronte numrin e nevojshëm te votave, 50% +1, ose 178 delegatë nga 355. Ajo deklaroi se iu mohua e drejta per te garuar dhe se nuk e njihte legjitimitetin e kryetarit te ri. Pakënaqësi per mënyrën e votimit shprehu edhe kryetari i Nderit i LDK-së, ish -presidenti Fatmir Sejdiu, qe nuk pranoi te merrte pjese ne gare per shkak te presionit mbi delegatët.?Është prekur shpirti i demokracisë me presionin që u është bërë delegatëve. Uroj që LDK të kthjellet dhe të ketë një qasje më racionale?, është shprehur ai.Punimet me dyer te mbyllura te Kuvendit u shoqëruan me debate per heqjen e nenit 16 të rregullores, sipas të cilit nevojitej miratimi i kandidaturës për kryetar të LDK-së, përpara se të fillonte votimi i fshehtë, por edhe per përjashtimin e 10 delegatëve të diasporës.
Recommended