Meta kërkon vota për Gjicin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i LSI ilir Meta u ka kërkuar banoreve te Kamzës votën per kandidatin e majte Safet Gjici, duke premtuar se qeveria ne bashkëpunim me Gjicin do ta ndryshojnë ketë bashki. Meta ka theksuar se këto janë zgjedhje vendore dhe qytetaret kur te votojnë duhet te kenë parasysh te zgjedhin kandidatin qe do merret me problemet e tyre te përditshme?Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur. Është në drejtimin e duhur dhe di të ecë shumë shpejt. Është një njeri i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi, administrimi, shumë i suksesshëm. Është një njeri i cili ka mentalitetin e kampionit. Pra, që dëshiron të arrijë majat e suksesit dhe këtë e provoi edhe me ekipin e Kukësit që e mori nga hiçi dhe e çoi edhe në Kupat e Europës. Ka frymën e ekipit dhe të bashkëpunimit Por unë besoj shumë se edhe fakti që ai vendosi të kandidojë këtu, është rezultat i një vendimmarrje shumë të pjekur dhe të studiuar, duke patur në radhë të parë besimin e tij te resurset që ka ky komunitet i jashtëzakonshëm?.Sipas Metes kandidati Gjici është zgjedhja e duhur, pasi ai ka një projekt për transformimin e Kamzës.

Recommended