Rama sulmon opozitën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë ditës së sotme për të prezantuar dy kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Patos dhe Librazhd. Duke kërkuar që të gjithë, si anëtarët e LSI-së ashtu edhe ata socialistë, të votojnë për Kastriot Gurën në Librazhd, Rama tha se nëse ata presin që të bëhet punë nga kryetari i bashkisë atëherë, nuk duhet të bëjnë gabim dhe të votojnë demokratët, të cilët sipas tij çdo ditë e më shumë rritin premtimet e gënjeshtrat. Shefi i qeverisë tha se për herë të parë këtë vit edhe në këshillat bashkiakë, ka numër të barabartë të grave me atë të burrave. Duke kërkuar votën edhe për këshilltarët, kryeministri nuk harroi të shprehë bindjen se gratë janë forca e vërtetë e çdo vendi. Më herët gjatë ditës, Rama është ndalur në Patos, ku gjatë prezantimit të kandidates Rajmonda Balili, premtoi se do të marrë fund njëherë e mirë problemi i titujve të pronësisë që kanë banorët në këtë zonë.Shefi i qeverisë premtoi se në katër vitet e ardhshme të gjitha bashkitë e majta do të pësojnë ndryshim të mirëfillta, që nga zgjidhja e sistemit të ujësjellësit, ujitjes e deri në gjëra minimale të cilat i kanë munguar komunitetit për një kohë të gjatë.
Recommended