Ahmetaj: Zero tolerancë subjekteve mashtruese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për të luftuar tregtarët që bëjnë evazion në shitjen e karburanteve dhe ata të cilët mashtrojnë me cilësinë dhe sasinë konsumatorin, është ndalur këtë të martë në aksin rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin. Vetë Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka marrë pjesë në këto kontrolle. Ai u shpreh se qeveria është e vendosur që të mos tolerojë askënd, i cili vjedh buxhetin e shtetit dhe gjen mënyra për të marrë para nga xhepat e qytetarëve. Plani i koordinuar i ministrive konsiston në inspektimin e çdo pike karburanti në terren, duke marrë mostra për të kontrolluar cilësinë, penalizmin deri në mbyllje e arrestim të administratorëve të karburanteve që nuk kanë kasa fiskale dhe moslejimin e hedhjes së naftës me pompa manuale, e cila bën të mundur vjedhjen e sasisë, por dhe shmangien nga prerja e kuponit tatimor.Për dy muaj do të përfundojë kontrolli i të gjitha pikave që shtrihen brenda territorit shqiptar. Faza e dytë e aksionit do të ndiqet në një mënyrë tjetër. Çdo pikë karburanti e cila ka një kasë fiskale do të jetë e lidhur me sistemin tatimor, dhe në momentin që xhiroja e tyre online bie, atëherë inspektorët do të shkojnë të kontrollojnë. Në të ardhurat nga taksat që vijnë nga karburanti për katër muajt e parë të vitit, mungojnë 50 milion dollarë nga parashikimi që kishin bërë financat shqiptare, kjo jo vetëm për shkak të mashtrimit që bëjnë karburantet e vegjël, por përfshihet edhe shmangja e detyrimeve të grosistëve të mëdhenj. Vetë kompania ?Bankres Petrolium?, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri, refuzon të bëjë shënjimin e naftës që shet, edhe pse e ka detyrim ligjor.

Recommended