Çfarë ndodhi në Kumanovë, nga të shtënat tek vrasjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi me te shtëna sporadike, por ajo qe ndodhi ne qytetin e Kumanovës ishte një lufte e vërtetë. Rreth orës 05.00 te mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, mediat te informuara nga banoret, raportuan per goditje me arme zjarri qe sa vinin e bëheshin me te shpeshta. Forca te mëdha policore nisen te grumbulloheshin ne qytet, veçanërisht ne Lagjen e Trimave, te banuar kryesisht me shqiptare. Helikopterë te shumte fluturonin ne kete zone dhe autoritetet maqedonase zgjodhën te heshtin per ore te tera per te sqaruar qytetaret se çfarë po ndodhte. Situata ishte e paqarte, nëse te shtënat vinin nga individë apo policia po kryente nje operacion ndaj personave te armatosur. Mediat nga burime te tyre jozyrtare deklaruan per disa viktima, mes te cilëve edhe civile ne përplasjet mes policisë dhe nje grupi, ndërsa dhanë alarmin se banoret ndodheshin te rrethuar dhe frikësuar nga prania e forcave speciale. Pjesa me e madhe e tyre me pas u evakuuan. Ministrja e Brendshme Jankullovska vendosi te jape informacione per atë çka po ndodhte vetëm ne oret e vona te mbrëmjes te se shtunës, kur tha se policia po përballej me nje grup terrorist te armatosur rende te përbëre nga shtetas maqedonas dhe nje vend ne kufi, qe synonte te godiste institucionet e rëndësishme. Ajo sqaroi se gjate përplasjeve kishte pasur viktima mes radhëve te policisë, por jo mes civileve.

Recommended