PE miraton rezolutën për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe reforma ne gjyqësor mbeten sfidat kryesore per Shqipërinë per te ecur përpara ne rrugën drejt familjes europiane. Ky është thelbi i rezolutës se raporterit Knut Fleckenstein per progresin e vendit, te miratuar këtë te enjte me 645 vota pro nga Parlamenti Europian.Ne tekstin e rezolutës, nënvizohet:Lufta kundër krimit te organizuar mbetet sfide kryesore. Shqipëria duhet te beje me shume per te siguruar pavarësinë, eficencen dhe pergjegjshmerine e gjyqësorit dhe te garantoje pavarësinë e televizionit publik.Rezoluta nxit Shqipërinë te kete nje ecuri te qëndrueshme te reformave qe lidhen me procesin e integrimit.Shqipëria duhet te forcoje proceset demokratike, te luftoje korrupsionin dhe te punoje per funksionimin e nje administrate publike profesionale dhe te depolizituar. Duke bashkëpunuar per arritjen e këtyre synimeve, forcat politike do t?i afrohen edhe me shume BE-se.Vazhdimi i polarizimit politik vlerëson rezoluta, mund te rrezikoje me tej përpjekjet per integrim. koalicioni qeverisës dhe opozita këshillohen te bashkëpunojnë me përgjegjësi dhe konstruktivitet. Eurodeputetet bëjnë thirrje per forcimin e përpjekjeve per plotësimin e 5 prioriteteve kyçe per hapjen e negociatave te anëtarësimit, si dhe zbatimin e plote te marrëveshjes së dhjetorit, ku përfshihet dekriminalizimi. Shqipëria vlerësohet per klimën e tolerancës fetare dhe qëndrimin konstruktiv dhe bashkëpunimin ne rajon, por parlamentaret jane te shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Rama per bashkimin e shqiptareve nga Shqipëria dhe Kosova.

Recommended