Emocione në “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këngëtare, komedianë, imitues, por edhe animatorë e grupe kanë perfomuar mbrëmjen e së mërkurës në ?Tu si que vales? në ekranin e Vizion Plus. Kjo puntatë e pestë e Tu si que Vales mund të konsiderohet si mbrëmja e fëmijëve dhe e partnerëve të çuditshëm. Më të vegjlit e kësaj puntate ia kanë dalë të tërheqin vëmendjen e të gjithë anëtarëve të jurisë. Anxhelo Yzeiri, vetëm 5 vjeç, çuditi të pranishmit dhe panelin e jurisë me njohuritë e tij nw gjeografi, ndërsa Ana 8-vjeçare solli me performancën e saj hitet e Edit Piaf dhe të madhes Vaçe Zela. Nuk mungoi muzika shqipe, e cila gjithnjë e më shumë po transmeton përmes ?Tu si que vales? vlera edhe te një brez i ri. Sara Arapi kujtoi një këngë të Agron Berishës, ndërsa Klevis Hysko, edhe pse ne moshe te vogel tregoi se është ne gjendje te udhëheqë nje grup polifonie. Një forcë të jashtëzakonshme e një mesazh të qartë e dha Denisa Onjeho, e cila përcolli një performance të spikatur. Ajo nuk mund të shikojë, por lufton deri në fund për pasionin, për shpirtin dhe për emocionet që mund të marrë nga muzika. Nuk munguan edhe partnerë të çuditshëm në performancat që konkurrentët kanë përcjellë në këtë fazë të parë të talent show-t. Armela Bushgjoka vendosi të sjellë një komunikim të veçantë me kukullën e saj. Shumë humor ka përcjellë edhe Elsa Marku, e cila prezantoi një pulë që mund të bënte vezë të kuqe falë komunikimit që kishte me të. Mbrëmja është mbyllur me art nga Queen Klea dhe Oscar Strizi, i cili solli një shfaqje të vërtetë vetëm përmes duarve te tij.