Devrim Erbil hap ekspozitën në Galerinë Kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shija më e re artistike vjen nga orienti, e më saktë nga Stambolli i shekullit të 16-të. Ekspozita e artistit turk Devrim Erbil ka marrë jetë në sallën e ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve.nën titullin ?Me dashuri nga Stambolli?, kjo ekspozitë paraqet vetëm pak nga punët e këtij artisti, arti vizual i të cilit, jo vetëm është lakuar për alternimin e traditës me modernen, por edhe për vlerën e shtrenjtë monetare të veprave të tij.Devrim Erbil:Punët e mia janë kryesisht panorama që përtej poezisë mbartin edhe një lloj arkitekture orientale gjithnjë të vëzhguar nga lart. Jeni të lutur t?i interpretoni si të doni, pasi në këtë ekspozitë kam sjellë punime që i përcjellin të gjitha ngjyrat.Ajo që vihet re dukshëm në punimet e këtij artisti janë ngjyra blu dhe jeshile, ngjyra të traditës në arkitekturën dhe çdo punim artizan në Stambollin otoman. një nga këto punime, ku dominon ngjyra jeshile do t?i shtohet fondit të galerisë kombëtare.Kam vendosur që një nga punimet e mia t?i mbetet galerisë suaj. është një pikturë ku dominon ngjyra jeshile dhe duket si një përshëndetje e vërtetë nga Stambolli edhe kur unë të mos jem fizikisht këtu.Punimet plot ngjyra që alternojnë edhe elementë të qilimave apo sixhadeve do të jenë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve për rreth një muaj.
Recommended