Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Koço Kokëdhimën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tre orësh debatesh e diskutimesh Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet shtyu kërkesën e opozitës për heqjen e imunitetit të deputetit Koço Kokëdhima. Sipas demokratëve në kohën që ishte i zgjedhur nga populli, deputeti socialist ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë së tij në shkelje të Kushtetutës. Kokëdhima, nuk ishte i pranishëm ne mbledhje, por u përfaqësua nga avokati i tij Artan Hajdari. Ai tha se deputeti nuk ka bere asnjë shkelje, sepse pas hyrjes ne Parlament ai nuk ka qene pronar, por aksioner i kompanisë.Në përfundim të mbledhjes, Arben Ristani, tha se shumica ndryshe nga procesi Doshi e Frroku ku heqja e mandatit u votua menjëherë në këtë rast këshilli veproi me dy standarde. Sipas Partisë Demokratike neni 70 i Kushtetutës qartësisht e detyron deputetin Koço Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Recommended