Kandidatët për Inspektorë të Përgjithshëm të BSH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas gjashtë muajsh vonesë kuvendi i ka hapur rrugë emërimit të Inspektorit të Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë. Dy kandidatët të cilët pretendojnë këtë post në Bankën Qëndore janë Everest Musta dhe merita bejtja. Në një seancë dëgjimore përpara deputetëve të këtij komisioni, z. Musta tha se vjedhja e parave në bankën e shtetit lidhet drejtpërdrejt me auditimin, cili sipas tij nuk është bërë fare në kohën që inspektore ka qenë Elivar Golemi. Ndërsa Merita Bejtja premtoi se nëse do të përzgjidhej inspektore e bankës, do të ishte e pavarur dhe do të rriste kontrollin në këtë institucion. Kandidati që do të marrë më shumë vota gjatë votimit në seancë plenare nga deputetët do të jetë inspektori i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë. mandati i do jetë 5 vjeçar, kjo pas ndërprerjes së postit që mbante më parë kryeinspektrija Golemi, e cila u arrestua për shpërdorim detyre në shtator të 2014-ës.

Recommended