Kreu i PD-së Basha ngatërron fitoren e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha nuk ka lënë pa shfrytëzuar daljen para mediave me rastin e festën se Sulltan Novruzit, për të dhëne një mesazh kundër rivalëve politikë që sipas tij, kanë instaluar diktaturën e krimit. Por teksa beri lidhjen mes festës së Bektashinjve dhe fitores së parë të zgjedhjeve nga opozita pas rënies së komunizmit, Basha ka ngatërruar përvjetorin. Një gabim të cilin kreu i PD e ka korrigjuar menjëherë në një postim në faqen e tij në Facebook.?Gëzuar 22 marsin, ditën e shënuar të triumfit të demokracisë mbi tiraninë, ditën e fitores së lirisë dhe vlerave të saj mbi antivlerat. Një sfidë tjetër i gjen shqiptarët të përbashkuar në këtë 23 vjetor. Përballja pa kthim dhe fitorja ndaj krimit në pushtet dhe dhunimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, rrënimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë.Shqiptarët të bashkuar në 22 marsin e 1992, ia dolën të fusin Shqipërinë në familjen e vendeve demokratike të Europës dhe ta shkëpusin njëherë e përgjithmonë vendin nga diktatura komuniste. Me shqiptarët përsëri të bashkuar do t`i japim vendit të ardhmen që meriton, punë, siguri dhe dinjitet për çdo shqiptar?.Edhe të shtunën, nga Durrësi, Basha akuzoi me tone të ashpra dyshen Rama - Meta që sipas tij po shkatërrojnë demokracinë.

Recommended