Plani për vrasjen, Doshi publikon videon - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Tom Doshi ka publikuar videon që vërteton skenarin për eliminimin fizik të tij. Në materialin filmik prej tete minutash, të publikuar në faqen e tij zyrtare ne Facebook, rrëfehet Durim Bami, personi që Doshi pretendon se ka marrë porosinë për ekzekutimin e tij. Në këtë material, Bami thotë se këtu është i përfshirë shteti: ndërsa përmend dhe emrin e kryeparlamentarit Ilir Meta. Krahas rrëfimit te bamit, në postimin e tij në rrjetin Facebook deputeti Tom Doshi akuzon se dëshmitari është manipuluar dhe është detyruar të fshehe te vërteten. Ndërkohë në një postim të dytë në rrjetin Facebook, deputeti Doshi ka publikuar dhe disa foto në të cilat pretendon se kanë lidhje me përgatitjet për atentatin. Këto fotografi, janë shkrepur nga restoranti ?Viva?. Në të shihet ish kreu i gjykatës së krimeve të rënda Eugen Beci me tre persona të tjerë.

Recommended