Biblioteka Kombëtare, javë për fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teknologjia duket se po fiton terren ne betejën me librin dhe këtë e tregojnë edhe statistikat. Nga 500 fëmije, 395 prej tyre futen ne internet disa hera brenda nje dite. Kjo shifër e publikuar dy vite me pare nga UNICEF dhe Instituti i Medias është nder te paktat te dhëna qe mund te gjesh lidhur me raportin qe kane sot femijet shqiptare me teknologjinë. Dikush lexon me shume, por dikush tjetër edhe pse kushtëzohet nga prindërit, pohon se preferon me shume nje IPAD. Per këtë arsye, pra per ti afruar fëmijët pak me shume me librin, Biblioteka Kombëtare organizon per here te pare ?Javën e Bibliotekës Feminore?. E thene ndryshe nga kjo e marte e deri me 29 Dhjetor, ne kete hapësire te Bibliotekës, vullnetare te ndryshëm, por edhe te ftuar nga jeta publike, ftohen t?ju lexojnë fëmijëve. Mirela Kumbaro zgjodhi per ta ?Princin e Vogel?. Ky aktivitet është nje mënyre qe ka zgjedhur Biblioteka Kombëtare per te afruar tek institucioni fëmijët, te cilët ne këtë moshe nuk mund te bëhen anëtare te saj, pasi këtu mund te regjistrohesh kur mbush 15 vjec.

Recommended