Revista “Living” sjell rrëfimet e Tunës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kopertina dhe plot 256 faqe, nje guide e plote per te festuar bukur, me stil dhe gëzueshëm festat e fundvitit. Është fjala per numrin e ri te revistës ?Living?, një lider tashme ne tregun e revistave qe i kushtohet jetesës, gastronomisë, arredimit apo historive frymëzuese. Këngëtarja e njohur Tuna, e cila këtë vit është edhe konkurrente e edicionit te peste te ?Dancing with the Stars?, sillet ne kopertinen e revistës jo vetem me nje set fotografik special, por edhe me nje rrëfim mbi pjesëmarrjen e saj ne kete gare kërcimi. Kopertina e dyte, e cila nuk eshte gje tjeter veçse nje fragment arredimi i nje shtëpie kryeqytetase, fton këdo qe zgjedh te shfletoje ?Living? kete fundvit, te përfshihet ne atmosferën e gëzueshme te festave. Jo vetëm ide se si te zbukurojmë ambientin e shtëpisë apo te punës per Krishtlindje, por edhe histori personale mbi festat. Surprize, propozimi per martese qe personazhi pikant i ?Thumb? Fatma mori nga i fejuari i saj, përmes nje shkrimi ne reviste. Edhe ne kete numër special te ?Living?, nuk mungojnë recetat e gatimit dhe sugjerime veshjesh per te pasur paraqitjen e duhur ne festa. Bashke me revistën, ?Living? prezanton edhe imazhin e ri te faqes online, ku gjithçka qe përfshin te jetuarit mire dhe bukur, mund te zbulohet me nje klik ne living.al.

Recommended