Ndahen çmimet Kombëtare të Letërsisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje roman qe ne baze te tij ka historinë e vllaheve dhe një përkthim voluminoz i realizuar gjate 17 viteve internim, jane dy veprat me te mira kombëtare per vitin 2013. Ministria e Kulturës ka ndare këtë te marte çmimet tradicionale te letërsisë. Thanas Medi dhe romani i tij ?Fjala e Fundit e Sokrat Bubes? u zgjodh nga juria si me i miri. Edhe pse nje emër pak i njohur, Medi u shpall fitues me arsyetimin e përdorimit te nje stili te ri. Ndërsa vepra e përkthyer me mire, edhe pse e botuar vetëm ne vitin 2013, ishte shqipëruar ne fakt mbi 20 vjet me pare nga Guljelm Deda. ?Orlandi i Çmendun? i Ludoviko Ariostos u përkthye nga italishtja ne dialektin geg dhe nuk u arrit te botohej asnjehere nga Deda i cili u internua gjate kohës se komunizmit, e me pas ndërroi jete ne vitin 1994. Juria e përberë nga 5 emra te njohur te letrave ne vend, përzgjodhi keta dy tituj nga 450 vepra ne proze e poezi, krijim vendas e përkthim.

Recommended