Mijëra qytetarë kërkojnë të shlyejnë faturat e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Iu duhet të qëndrojnë për shumë orë në radhë, vetëm për të paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike. Edhe pse një dite pushimi dhe me shi, qytetaret kane rendur ne zyrat e Kujdesit te Klientit për te lidhur kontratat e reja, me qellim qe te përfitojnë nga ulja e kamatëvonesave. Situata është e ngjashme ne pothuajse te gjitha sportelet e kompanisë se Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes. Ku stafi i punonjësve po përballet me një fluks te përballueshëm. Nisur nga kjo situate, drejtuesit e Kompanisë se Shpërndarjes, thonë se do te marrin masa për punonjës shtese me qellim qe te gjithë qytetaret te lidhin kontratat. Qeveria ka paralajmëruar se kjo është falja e fundit qe përfitojnë ata qytetare qe janë debitorë ndaj energjisë elektrike. Afati i pagesave është fundi i muajit shkurt.

Recommended