OSHEE: Të rritet energjia - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka zyrtarizuar kërkesën për rritjen e çmimit që konsumatorët do të duhet t?i paguajnë asaj, duke nisur nga 1 janari i vitit 2015-të. Enti Rregullator i Energjisë ka dëgjuar financierët e OSHEE-së për arsyet përse duhet që të hiqet fasha mbrojtëse e bllokut nën 300 kilovat orë dhe përse çmimi për familjarët duhet të bëhet 12.32 lekë. Kërkesa e rritjes së çmimit të energjisë me 5 lekë më shumë, ose 40% të çmimit aktual, argumentohet nga kompania e shpërndarjes, si një mesatare, ne mënyre që të gjithë abonentët të paguajnë njësoj, duke i dhënë fund kështu abuzimeve të mëdha. Aktualisht klientët familjarë paguajnë 7.7 lek për kilovat orë nëse konsumojnë nën 300, dhe mbi këtë bllok çmimi është 13.5 lek. Nëse bëhet mbledhja, çmimi mesatar pa fasha që do të duhet të paguajmë, duhet të jete 10 lek për kilovat orë, pra me i vogël se ai qe kërkon OSHEE. Disa javë më parë edhe Korporata Elektroenergjetike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë kërkuar rritje të tarifave që OSHEE paguan për energjinë që merr dhe linjat që përdor nga këto kompani. Në fund të dhjetorit çmimin mes kompanive por dhe për familjarët do ta vendosë Enti Rregullator i Energjisë.

Recommended