Festival në Porto Palermo - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E njohur si kalaja e Vasiliqisë ne Porto Palermo, objekti është prej shekujsh nje pike e rëndësishme e trashëgimisë kulturore ne rivierën shqiptare. Por, pavarësisht veçantisë institucionet shtetërore kane bere shume pak nder vite për ta shndërruar ate ne nje atraksion te trashëgimisë kulturore. Ne edicionin e tij te trete, festivali ?Art Kontakt? i cili këtë vit erdhi me mbështetje te Ministrisë se Kulturës, e ktheu për dy dite kete kala ne nje vend te promovimit te artit bashkëkohor, jo vetëm te artiste shqiptare por edhe atyre nga rajoni. Bashke me veprat e rreth 30 artisteve, organizatoret pastruan dhe ndriçuan objektin i cili sipas drejtuesve te festivalit, u vizitua këto dite nga me shume turiste te huaj. Kalaja e Porto Palermos është ndërtuar ne fillim te shek.19 nga Ali Pashë Tepelena. Ajo ndodhet mbi nje ishull, 30 metra larg bregut dhe u quajt si kalaja e Vasiliqisë, gruas se re te Pashait te Janinës.

Recommended