Veliaj: Kontributet, marrëveshje me Kanadanë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigranteve shqiptare ne Kanada do t'u njihen per here te pare vitet e punes, permes njohjes se kontributeve shoqërore. Ministria e Mirëqenies Sociale ka arritur keshtu te paren marrëveshje te ketij lloji, per te mos penalizuar qindra shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin kanadez. Deklarata e ministrit te Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj eshte bere ne emisionin "Debat Plus" te moderatorit Zaloshnja. Ministri pohoi gjithashtu edhe se reforma e pensioneve qe do te kaloje para veres ne parlament ka siguruar disa nga votat e opozitës.Greva dhe kërkesat e ish te përndjekurve ishin gjithashtu ne qender te emisionit te se premtes mbrëma. Ndërsa figura e ish-diktatorit Hoxha shkaktoi kete debat ne studio. Ministri Veliaj deklaroi se me ndryshimet e bera ne ligjin per ish te përndjekurit politike, do te marrin dëmshpërblimin te paret rreth 2 mije persona qe janë ende gjalle. Me pas do te vijohet me këstet per fëmijët apo nipërit dhe mbesat e ish te përndjekurve politike.

Recommended