Prishet pallati 9-katesh në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky ka qene fundi i një pallati 9-katesh ne zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Obkjeti ishte pa leje ndaj Inspektoriati Urbanistik Kombëtar kishte vendosur prishjen e tij. Shembja u realizua me eksploziv C 4 që ishte vendosur në 2 mijë vrima të ndërtesës. Para shpërthimit, policia evakuoi banorët e zonës në një rreze rreth 500 metra. U bllokua gjithashtu edhe lëvizja e automjeteve. Por ndërkohe eksplozioni i fuqishëm ka shkaktuar dëme materiale edhe në objektet përreth. Pronarët e tyre kërkuan që Inspektoriati t'i dëmshpërbleje. Objekti 9-katesh pa leje u bllokua që në daten 19 maj dhe nga hetimet rezultoi se përgjegjës për ndërtimin pa leje ishte pronari i ndërtesës si dhe Inspektori i zonës.

Recommended